Trump tërheq 9 mijë e 500 trupa nga Gjermania

Bota

Trump tërheq 9 mijë e 500 trupa nga Gjermania

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:01
Merkel dhe Trump

Donald Trump urdhëroi largimin e afro 9 mijë e 500 trupave nga Gjermania në një lëvizje që ka ngjallur shqetësim në Evropë lidhur me angazhimin e SHBA në rajon.

Masa do ta zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25 mijë krahasuar me 34 mijë e 500 që janë aktualisht atje, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan. Masa, nga sa sqaroi ai, ishte rezultat i një pune disa mujore i gjeneralit Mark Milley, shef shtabi i ushtrisë amerikane.

Sipas zyrtarit në fjalë, kjo masë nuk ka asnjë lidhje me tensionet mes Trumpit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ia prishi shefit të Shtëpisë së Bardhë planet për të organizuar këtë muaj takimin e G7-tës. Një tjetër zyrtar tha se 9 mijë e 500 trupat do të dërgoheshin diku tjetër disa në Poloni, disa në vende të tjera aleate dhe pjesa e mbetur, do të kthehen në shtëpi.

I njëjti burim u shpreh se ka më pak nevojë tani për një kontigjent kaq të madh në Gjermani, e kjo edhe për shkak të rritjes së përgjithshme të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleanca ushtarake NATO e udhëhequr nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat