Dalin nga izolimi 1.3 miliardë njerëz

Bota

Dalin nga izolimi 1.3 miliardë njerëz

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 23:14
Foto

Në Indi, ku rastet e reja me Covid-19 kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit, më shumë se 1.3 miliardë njerëz u rikthyen normalitetit.

Këtë të hënë u hapën qendrat tregtare, objektet e kultit, restorantet dhe zyrat. Edhe pse qytetarëve u është kërkuar që të zbatojnë rregullat dhe distancimin social, fotot e shkrepura në rrugët e qyteteve të mëdha në Indi, tregojnë krejt të kundërtën.

India vendosi të izolonte qytetarët para 10 javësh, kur raste brenda 24 orëve nuk i kalonin 1 mijë të prekur, ndërsa tashmë ato janë mbi 8 mijë të infektuar brenda 24 orësh dhe sërish autoritetet vendosën të heqin masat, duke rrezikuar një përhapje të gjerë të virusit, që u ka marrë jetën mbi 400 mijë personave në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat