​COVID-19 shkakton recesionin më të thellë ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota

​COVID-19 shkakton recesionin më të thellë ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Tronditja nga pandemia koronavirus pritet të shkaktojë tkurrje të ekonomisë botërore për 5.2% këtë vit, që është recesioni më i thellë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka bërë të ditur Banka Botërore.

Sipas raportit më të ri të publikuar sot për prospektet e ekonomisë botërore të Bankës Botërore, çmimet e ulëta të naftës nuk pritet të zbusin efektet negative ekonomike të pandemisë, por ato mund të japin shtytje për rimëkëmbjen ekonomike pas heqjes së ndalesave.

Ndikimi në aktivitetin ekonomik mund të jetë edhe më i ashpër nëse pandemia dhe kolapsi i ndërlidhur ekonomik përkeqësohen. Ekonomitë më të goditura në Evropë dhe Azi Qendrore do të jenë ato me lidhje të forta tregtare dhe financiare, përfshirë këtu remitencat nga Eurozona ose Rusia.

Aktiviteti ekonomik pritet të bie në çdo nën-rajon në 2020 meqë përhapja e virusit po kufizon konsumin privat dhe investimet: në Evropën Qendrore për 5%, Ballkanin Perëndimor për 3.2%, Kaukazin Jugor 3.1%, Evropën Lindore 3.6% dhe Azinë Qendrore 1.7%, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat