Pandemia nuk ka të ndalur, mbi 7 milionë të infektuar në botë nga COVID-19

Bota

Pandemia nuk ka të ndalur, mbi 7 milionë të infektuar në botë nga COVID-19

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 23:05
Foto Ilustrim

Më shumë se 7.294.130 raste infektimi dhe 412.926 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë.

Ndër këto raste, të paktën 3.227.700 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5.015 vdekje të reja dhe 125.128 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1.272, SHBA me 1.027 dhe Meksika me 596.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83.046 raste, përfshirë 4.634 vdekje dhe 78.357 të shëruar. Tre raste infektimi u regjistruan midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1.989.521 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 112.402 vdekje dhe 524.855 të shëruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 41.128 vdekje për 290.143 raste, Brazili 38.406 vdekje për 739.503 raste, Italia me 34.114 vdekje për 235.763 raste dhe Franca me 29.319 të vdekur për 191.939 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat