Kryeministri Morrison: Akuzat e Kinës janë qesharake, Australia nuk trembet nga kërcënimet ekonomike të tyre

Bota

Kryeministri Morrison: Akuzat e Kinës janë qesharake, Australia nuk trembet nga kërcënimet ekonomike të tyre

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:20
Scott Morrison

Australia paralajmëroi të enjten se nuk do të frikësohet nga tentimet e shtrëngimit ekonomik pasi Kina kishte kërcënuar të pengonte qarkullimin miliardësh nga turistët dhe studentët kinezë në atë vend.

Pekini kishte kërcënuar ditëve të fundit Australinë me pengimin e qarkullimit të shtetasve kinezë për shqetësimet e incidenteve raciste të pretenduara nga autoritetet kineze që kishin cak aziatikët gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

Komentet e fundit nga partria komuniste kineze janë salvo e fundit në konfliktin diplomatik mes Australisë dhe partnerit më të madh tregtar të saj.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i hodhi poshtë pretendimet për keqtrajtim të kinezëve si ‘budallallëqe’.

“Është një pohim qesharak dhe e mohojmë” tha ai në një intervistë në radio. Ai shtoi se “Ne kemi një marrëdhënie të rëndësishme tregtare me Kinën dhe kemi dëshirë ta vazhdojmë”.

Por kryeministri Morrison tërhoqi vërejtjen se qeveria e tij “kurrë nuk do të trembet nga kërcënimet” apo “të shkëmbej parimet tona në përgjigje ndaj çdo shtrëngimi kurdo që vjen”.

Kina është zbuluar për rritjen e presionit ndaj shteteve partnere tregtare gjatë pandemisë që ka irrituar shumë prej këtyre partnerëve. BE’ja ishte po ashtu viktimë e këtij presioni diplomatik kur u zbulua se ambasadorit të BE’së në Pekin i ishte censuruar shkrimi në mediat kineze, si dhe ndikimi në redaktimin edhe zbutjen e kritikave në raportin të BE’së për fushatën dezinformuese të Kinës gjatë pandemisë.

Skandalet e zbuluara po ashtu të spiunazhit kinez në Australi kishin tensionuar situatën para pandemisë, por me shpërthimin e pandemisë dhe kërkesën nga Australia për hetim të pavarur ndërkombëtar rreth origjinës dhe menaxhimit në Kinën qendrore i përshkallëzuan më tej.

Pasi qëndrimi australian ishte pro hetimit ambasadori kinez kërcënoi me një bojkot të gjerë të produkteve australiane – një paralajmërim që u përcoll me ndalim për katër eksportues të mëdhenj të mishit nga Australia.

Pas kësaj Kina e vazhdoi në muajin maj me një tarifë prej 80 % të elbit nga Australia me pretendim të dumpingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat