Mbi 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi

Bota

Mbi 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

Të paktën 4 milion persona në të gjithë botën tashmë janë shëruar nga Covid-19.

Në bazë të dhënave të publikuara në worldometers, deri më tani, të shëruar nga Covid-19 rezulton të jenë 4,042,466 persona në të gjithë botën.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me virusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë infektuar të paktën 7,872,684. Prej tyre, 432,475 e kanë vdekur.

Shteti më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numëron mbi 2 milion të infektuar dhe 117,527 viktima. Vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi është Brazili ku deri më tani numërohen 850,796 të infektuar dhe 42,791 viktima.

Në vendin e tretë gjendet Rusia, me 520,129 të infektuar dhe 6,829 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat