​Rritet bilanci, mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milionë të infektuar në botë

Bota

​Rritet bilanci, mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milionë të infektuar në botë

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Shqipëri janë shënuar 36 viktima dhe janë infektuar 1,464 persona.

Numri i viktimave në Brazil si pasojë e COVID-19 ka arritur në 41,828, duke tejkaluar Britaninë të premten. Brazili, sipas statistikave, është shteti i dytë më numrin më të madh të viktimave në botë.

Sistemi shëndetësor i Brazilit po përballet me shifrat më të rënda të të infektuarve nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten 828,810 raste, 25,982 të reja brenda 24 orëve dhe 909 viktima. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar më shumë se 1,200 viktima në ditë që nga dita e martë, në kohën kur vendi po tenton të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat