Shteti me rekord të të infektuarve brenda ditës, konfirmohen afër 35 mijë raste të reja me COVID-19

Bota

Shteti me rekord të të infektuarve brenda ditës, konfirmohen afër 35 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Brazili ka konfirmuar 34.918 raste të reja me koronavirus brenda një dite, duke e çuar numrin total në 923,189 të infektuar.

Brazili gjithashtu regjistroi 1.282 vdekje nga infeksioni COVID-19 në 24 orët ë fundit, me numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend në 45.241.

Rritja rekorde e re ditore e numrit të të infektuarve vjen në një kohë kur pandemia vazhdon të përshpejtohet në Amerikën Latine, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Drejtoresha e Organizatës së Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) Carissa Etienne tha nga Uashingtoni se Brazili po shkakton shqetësim të madh.

“Ne nuk e shohim transmetimin të ngadalësohet në Brazil”, tha Etienne.

PAHO këshillon që Brazili dhe vendet e tjera të rajonit të vazhdojnë të forcojnë masat në distancë fizike dhe se ekonomia të rihapet ngadalë dhe me kujdes.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka kundërshtuar prej kohësh masat e distancimit shoqëror dhe shumë shtete braziliane po rihapen pavarësisht se epidemia mbetet e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat