India shënon mbi 12,000 raste ditore të koronavirusit për të pestën ditë me radhë

Bota

India shënon mbi 12,000 raste ditore të koronavirusit për të pestën ditë me radhë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:49

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se në këtë shtet janë regjistruar mbi 12,000 raste të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo shifër është duke u shënuar qe pesë ditë me radhë.

Kjo ministri njoftoi të hënën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 14,821 raste të personave të infektuar me Covid-19, duke e çuar në 425,182 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 445 raste fatale, që ishte shifra e dytë më e madhe prej kohës kur ka filluar të përhapet pandemia në këtë shtet. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 13,703.

Gjatë tetë ditëve të kaluara, India i ka regjistruar më shumë se 104,000 raste të infektimeve dhe 4,500 të vdekur. Tash për tash, ky vend është në mesin e shteteve me situatën më të rëndë në Azi.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve, qeveria indiane ka vendosur që në rajone të caktuara të lehtësohen masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat