Ndryshimet ekstreme: Një nga vendet më të ftohta në botë regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Bota

Ndryshimet ekstreme: Një nga vendet më të ftohta në botë regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Një qytet siberian me gamën më të gjerë të temperaturave në botë ka regjistruar një të re të lartë, mes një vale nxehtësie që po kontribuon në zjarre të rënda pyjore.

Temperatura në Verkhoyansk arriti në 38 gradë Celsius, sipas njw faqe nw internet qw përpilon të dhëna meteorologjike ruse.

Qyteti ndodhet mbi Rrethin Arktik në Republikën Sakha, rreth 4660 kilometra në veri-lindje të Moskës dhe është një nga vendet më të ftohta në botë gjatë dimrit.

Qyteti i rreth 1300 banorëve njihet nga Rekordet Guinness, për intervalin më ekstrem të temperaturave, prej minus-68 gradë Celsius dhe një të lartë të mëparshme 37.2 C.

Regjistrimet në qytet janë mbajtur që nga viti 1885.

Pjesa më e madhe e Siberisë këtë vit ka pasur temperatura të paarsyeshme të larta, duke çuar në zjarre të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat