Vajza 8-vjeçare, nëna dhe xhaxhai gjenden të vdekur brenda një pishine

Bota

Vajza 8-vjeçare, nëna dhe xhaxhai gjenden të vdekur brenda një pishine

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:36
Foto

Fqinjët e shqetësuar kanë thirrur policinë pasi dëgjuan disa ulërima nga shtëpia e tyre, pasditen e djeshme.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e tyre, gjetën gruan, 32 vjeç, burrin, 62 vjeç dhe fëmijën pa ndjenja në pishinë. Policia mendon se ulërima ishin lutjet e dëshpëruara të nënës për ndihmë.

Familja e cila u zhvendos në këtë shtëpi në muajin e fundit, u shpall e vdekur në oborrin e pasëm, raporton NBC.

Shefi i policisë së Brunsëick, Frank Losacco tha: “Kjo është një ditë shkatërruese për tërë komunitetin tonë. Është shumë herët për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi.

Ne po punojmë me zyrën e Prokurorëve të Qarkut Middlesex dhe do të lëshojmë informacionet e reja që do dalin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat