Mbi 485 mijë viktima dhe 9.5 milionë të infektuar në të gjithë botën nga COVID-19

Bota

Mbi 485 mijë viktima dhe 9.5 milionë të infektuar në të gjithë botën nga COVID-19

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në 9.5 milionë, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 485,122.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 124,281 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53,874, Britania e Madhe me 43,081 Italia me 34,675, Franca me 29,731 dhe Spanja me 28,327.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Kosovë janë shënuar 40 viktima dhe janë infektuar 2,363 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 5,179,011 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat