Valë sulmesh të supozuara izraelite në Siri, 7 iranianë dhe sirianë u vranë mbrëmë

Bota

Valë sulmesh të supozuara izraelite në Siri, 7 iranianë dhe sirianë u vranë mbrëmë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Sulmi i parë ishte në rajonin e Deir Ezzor në lindje të Sirisë dhe atë në rajonin përreth Ham. Sipas raporteve siriane shumica e predha izraelite mbrojtja ajrore kishte arritur t’i rrëzonte shumicën e tyre por jo të gjitha.

Sipas agjencisë së lajmeve Step News, sulmet shkatërruan një dërgesë të armatimit nga Irani që kishte arritur nga baza Ali në rajonin në Deir Ezzor në lindje të Sirisë.

Sipas burimeve të agjencisë siriane shtetërore SANA sulmet ajrore izraelite kishin cak disa lokacione Saburah dhe Salamiyah  afër qytetit Hama.

Sipas Observatorit sirian për të të drejtat e njeriut në rajonin e Deir Ezzor në Siri 5 militantë të Iranit janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në lokacionin që i takon paramilitarëve iranian nga sulmet e supozuara izraelite.

Së paku dy ushtarë të forcave ajore siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmin në qendrën e komunikimit dhe radarin në As-Suwada.

Sipas Al-Arabiya një dërgesë me armatim ka arritur në rajonin As-Suwayda të martën në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat