Micheal Martin zgjidhet kryeministër i ri i Irlandës

Bota

Micheal Martin zgjidhet kryeministër i ri i Irlandës

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:40
Micheal Martin

Kuvendi i Irlandës e ka votuar për kryeministër politikanin Micheál Martin. Ai do të udhëheqë një koalicion që pritet të merret me luftimin e efekteve negative të koronavirusit në ekonomi dhe me marrjen e masave për mbrojtjen e klimës, siç ka kërkuar Partia e Gjelbër.

Partia e tij, Fianna Fail dhe partia Fine Gael, dy grupet mbizotëruese politike të qendrës së djathtë, që kanë dalë nga krahët e kundër të luftës civile të viteve të njëzeta, do të qeverisin së bashku për herë të parë. Koalicioni qeveritar do të jetë i përbërë nga tri parti.

Martin më parë ka shërbyer si ministër në disa ministri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit.

Ai u përkrah nga 93 deputetë, ndërsa kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë votuan 63 kuvendarë, shkruan “Reuters”.

Martin ka qenë udhëheqës i opozitës irlandeze nga viti 2011 deri në këtë vit. Në postin e kryeministrit, ai është pasardhës i Leo Varadkarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat