OKB reagon ndaj videos ku shihet një çift duke bërë seks në veturën zyrtare

Bota

OKB reagon ndaj videos ku shihet një çift duke bërë seks në veturën zyrtare

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:39
Foto

Kombet e Bashkuara thonë se janë “tronditur dhe shqetësuar thellë” nga pamjet e një akti të dukshëm seksual në një nga makinat e saj zyrtare në Izrael.

Sipas BBC, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një grua me një fustan të kuq “mbi” një burrë në ulësen e pasme të një veture të bardhë me shenjat e OKB-së.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, me sa duket u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv, shkruan më tej BBC.

OKB tha që po hetonte incidentin dhe ishte afër identifikimit të individëve të parë në video.

Të përfshirët besohet të jenë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael, tha OKB.

Një pasagjer tjetër mund të shihet në pjesën e përparme, por shoferi nuk mund të shihet teksa makina largohet.

Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon 18 sekonda si “të neveritshme”.

Ai tha se një hetim i udhëhequr nga Zyra e Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme të OKB po “lëviz shumë shpejt”.

Dujarric tha se vendndodhja e incidentit ishte i njohur dhe identifikimi i personave të parë në video ishte “afër përfundimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat