Presidenti i Islandës fiton 90% të votave

Bota

Presidenti i Islandës fiton 90% të votave

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:43
Gudni Johannesson

Presidenti i Islandës, Gudni Johannesson, i ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale, në bazë të rezultateve të para që u publikuan të shtunën.

Kështu Johannesson, ka siguruar edhe një mandat në krye të vendit ishullor.

“Jam i nderuar dhe krenar. Për mua, ky rezultat i zgjedhjeve është për ta dëshmuar faktin se bashkëvendësit e mi islandezë e kanë miratuar mënyrën se si i jam qasur kësaj zyreje”, tha ai, shkruan “France24”.

Në vendin me sistem parlamentar, presidenti ka kryesisht detyra simbolike, por ai e ka të drejtën e vetos për legjislacion dhe të drejtën për të hedhur ligje në referendum.

Fitoren e presidentit Johannesson e kishin parashikuar sondazhet e zhvilluara në fillim të muajit. Ai ka garuar si kandidat i pavarur dhe në të kaluarën ka qenë profesor i historisë.

Islanda deri më tani i ka shënuar vetëm 10 viktima dhe i ka 11 raste aktive me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat