​Ekonomia e Australisë do të ketë nevojë për 90 miliardë shtesë pas shokut të koronavirusit

Bota

​Ekonomia e Australisë do të ketë nevojë për 90 miliardë shtesë pas shokut të koronavirusit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Qeveria australiane duhet të shtojë 70 deri 90 miliardë dollarë australianë në masa stimuluese dhe mbështetëse për të ndihmuar vendin në përballje me tronditjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas një raporti të ri.

Instituti Grattan argumenton se qeveria në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të ndërpresë masat e ndihmës emergjente të lidhura me koronavirusin më ngadalë sesa ishte planifikuar aktualisht për të shmangur një "shkëmb fiskal" që mund të "vendosë një frenim të rimëkëmbjes".

Instituti gjithashtu bën thirrje të përdoren forma të tjera të stimulit ekonomik, duke përfshirë ndihmë shtesë për qira dhe subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ndërsa Australia përballet me një "recesion të thellë të sinkronizuar globalisht" të shkaktuar nga Covid-19, raporti vëren se qeveritë federale dhe ajo shtetërore kanë kërkuar tashmë të qetësojnë ndikimet duke shpenzuar më shumë se 160 miliardë për të mbështetur familjet dhe bizneset.

Shumë prej këtyre programeve - përfshirë subvencionin e pagave të punëkërkuesit dhe shtimin e shtesës për punëkërkues - do të skadojnë brenda ose rreth shtatorit.

Vendimet për masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike do të bëhen të ditura nga Qeveria e Australisë gjatë muajit korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat