India shënon rekord të rasteve të reja me Covid-19 për të tetën ditë radhazi

Bota

India shënon rekord të rasteve të reja me Covid-19 për të tetën ditë radhazi

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 19,459 raste të koronavirusit, që është shifra ditore më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit, India i ka regjistruar më shumë se 100,000 të infektuar me koronavirus, shkruan “CNN”.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve në vatrën më të madhe të përhapjes në Azi ka shkuar në 548,318 persona, ndërsa numri i viktimave në 16,455, njoftoi kjo ministri.

Për më tepër, më shumë se 320,000 persona në mesin e të infektuarve tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, më shumë se tetë milionë njerëz deri më tani janë testuar për koronavirus në këtë shtet dhe vetëm të dielën testin e kanë bërë mbi 170,000 persona.

India është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në mbarë botën, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat