Punëtorja e rekomandoi ta vë maskën, menaxheri e kap për flokësh dhe e rrahë me karrige

Bota

Punëtorja e rekomandoi ta vë maskën, menaxheri e kap për flokësh dhe e rrahë me karrige

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:13
foto nga vendi ngjarjes

Një punëtore u sulmua rëndë nga kolegu i saj pasi ajo i rekomandoi atij të vë një maskë fytyre për mbrojtje nga koronavirusi në zyrë.

Bhaskar Rao e rrahu Checuri Usharani me një copë druri të karriges, derirsa e përplasi në dysheme, në qytetin jug-indian të Nellore.

Zonja Usharani mbeti e lënduar rëndë nga sulmi ndërsa kolegu i saj Rao u arrestua.

Në pamjet e sulmit të kapura nga CCTV, Rao që ishte edhe zëvendës-menaxher në Hotelin AP për Turizëm shihet duke e tërhequr zvarrë nga flokët kolegen e tij.

Duke ia shtrënguar flokët, ai kap një copë druri të karriges, ndërsa një punëtor tjetër nxiton për të ndaluar sulmin.

Por Rao përpiqet ta largojë burrin dhe të vazhdojë sulmin e tij.

Përfundimisht, e shtyen burrin në tokë dhe e godet kolegen disa herë. Një burrë i tretë më pas nxiton të ndërhyjë. Ky i fundit arrinë të rrëmbejë drurin nga dora e Raos dhe e ndalon sulmin.

Zonja Usharani e raporton sulmin në polici dhe kolegu i saj u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat