Shkon në 50 numri i të vrarëve në protestat për vrasjen e këngëtarit në Etiopi

Bota

Shkon në 50 numri i të vrarëve në protestat për vrasjen e këngëtarit në Etiopi

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Ka shkuar në 50 numri i personave të vrarë në protestat dhe shpërthimet që u nxitën nga vrasja e një këngëtari të popullarizuar në Etiopi.

Një zëdhënës tha se në mesin e viktimave ka protestues dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Gjatë trazirave, disa bizneseve u është vënë flaka.

Këto kryengritje e kanë vënë në pah rritjen e përçarjeve në bastionin e kryeministrit Abiy Ahmed pasi aktivistët e fuqishëm që dikur ishin aleatë të tij tashmë po ia sfidojnë qeverinë, shkruan “Reuters”.

Abiy e quajti vrasjen e këngëtarit Haacaaluu Hundeessaa një akt të ligë gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion të martën në mbrëmje.

“Ky është një akt i kryer dhe i inspiruar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm me qëllim për ta destabilizuar paqen tonë dhe për të na ndaluar nga arritja e gjërave që i kemi filluar”, tha ai.

Haacaaluu u qëllua për vdekje rreth orës 9 e 30 minuta të mbrëmjes së të hënës. Policia i ka arrestuar disa persona të dyshuar dhe ka thënë se vrasja dukej e planifikuar mirë.

Kryeqyteti Addis Ababa u përfshi nga trazirat të nesërmen në mëngjes. Komisioneri i policisë tha se në këtë qytet kanë ndodhur tri shpërthime, ku janë vrarë edhe disa nga personat që i kanë montuar bombat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat