Australia blen raketa, bota më e rrezikshme pas Covid-it

Bota

Australia blen raketa, bota më e rrezikshme pas Covid-it

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Forca australiane e mbrojtjes do të blejë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe do të bëjë kërkime në sistemet e armëve hipersonike, ndërsa kryeministri Skot Morrison paralajmëron vendin të përgatitet për një botë më të rrezikshme pas pandemisë së Covid-19 dhe një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm indo-paqësor.

Kryeministri australian, në një fjalim të mbajtur të mërkurën, e vendosi theksin te një qëndrim më agresiv në mbrojtje, duke argumentuar se vendi ka nevojë për më shumë aftësi mbrojtëse ndërsa indo-paqësori bëhet fokusi i përplasjeve globale të erës sonë në mesin e tensioneve të shtuara mes Kinës dhe SHBA.

Morrison ka premtuar se do të shpenzojë 270 miliardë dollarë për kapacitete shtesë mbrojtëse gjatë dekadës së ardhshme, një rritje e konsiderueshme kjo nga 195 miliardë dollarët e 10 viteve të shkuara. Në kuadër të këtyre shpenzimeve, qeveria pritet të angazhohet edhe për blerjen e raketave Kruiz nga marina amerikane.

Po ashtu qeveria do të blejë edhe raketa të tjera që mund të mbulojnë mijëra kilometra por specifikat e tyre nuk janë bërë ende të ditura.  Duke i cilësuar marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, si të thyera, ndërkohë që vendet konkurrojnë për supremaci politike, ekonomike dhe teknologjike, Morrison argumenton se Australia, Japonia, India, Koreja e Jugut, vendet e Azisë juglindore dhe ato të paqësorit, duhet të zgjedhin rolin që do të luajnë në ravijëzimin e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat