Dhëndri indian ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, infektohen 95 dasmorë

Bota

Dhëndri indian ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, infektohen 95 dasmorë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Dhëndri nga India ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, ku madje 95 dasmorë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

30-vjeçari emri i të cilit nuk është zbuluar, kishte pasur paraprakisht simptomat e COVID-19 dhe ndihej i sëmurë kur u martua në një fshat të Indisë në afërsi të Patnes.

Kur zyrtarët kontaktuan familjarët që ishin në dasmë, zbuluan se 15 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Aty janë testuar edhe 80 dasmorë tjerë që gjithashtu rezultuan pozitiv.

Në anën tjetër, është konstatuar se nusja nuk është infektuar me COVID-19. E zyrtarët kanë njoftuar se dasma e mbajtur më 12 maj, ka thyer rregullat e vëna nga qeveria që ndalonte organizimin e dasmave.

Ajo çfarë e bën më të rëndë rastin, është fakti që dasma u mbajt pavarësisht se dhëndri më herët kishte pasur simptoma dhe ishte i sëmurë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat