Më shumë se 360 elefantë ngordhin në rrethana misterioze në Botswana

Bota

Më shumë se 360 elefantë ngordhin në rrethana misterioze në Botswana

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Më shumë se 360 elefantë kanë ngordhur në rrethana misterioze në Botswana gjatë tre muajve të fundit, raporton CNN.

Disa punonjës që kujdeseshin për ata i kanë gjetur të ngordhur në afërsi të disa puseve, derisa disa tjerë kanë ngordhur “nga përplasja e drejtpërdrejt e kokës në tokë, ka njoftuar Niall McCann, drejtor i parkut nacional.

Jeta e elefantëve në këtë vend dukej e vështirë, pasi njëri mezi arrinte te ecte dhe shpesh humbte baraspeshimin, ndërsa speciet tjera që jetojnë në këtë ambient duket se nuk janë prekur nga këto ngordhje misterioze.

Në anën tjetër, qeveria e këtij vendi ka analizuar mostrat e elefantëve të ngordhur, por deri më tani nuk kanë njoftuar se cili mund të jetë shkaku i ngordhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat