Kreu i OBSH: COVID nuk luftohet vetëm me maska e distantim social

Bota

Kreu i OBSH: COVID nuk luftohet vetëm me maska e distantim social

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:47
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Në videokonferencën e zhvilluar ditën e djeshme, Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit ka përshkruar Spanjën dhe Italinë si shembuj të mirë në mënyrën se si luftuan pandeminë e COVID-19.

Në fakt, të dy vendet, që në një moment renditeshin si vendet më të prekura në botë nga Coronavirus përsa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, kanë mundur të përballojnë me sukses sëmundjen kohët e fundit.

Këto dy vende treguan se edhe në momentet më të këqija të pandemisë, situate mund të përballohet dhe se nuk është kurrë vonë për të luftuar Coronavirus, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Në muajin mars, Italia dhe Spanja ishin epiqendra e pandemisë Covid-19, me 10 mijë raste të shënuara në ditë në territorin spanjoll dhe 6500 në Itali gjatë pikut të pandemisë,” tha ai.

Megjithatë Tedros shtoi se testet, distancimi social, maskat nuk do të mundin të ndalojnë virusin vdekjeprurës.

“Duhet një kombinim i të gjithave sëbashku por dhe mjeteve të tjera, siç na tregoi Spanja e Italia. Të dy vendet kanë nën kontroll tani sëmundjen falë kombinimit të lidershipit, punës, pjesëmarrjes active në shoqëri,” përfundoi Tedros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat