Ishin të martuar për 53 vite, ndërruan jetë nga coronavirusi – çifti amerikan shtrënguan duart deri në momentet e fundit

Bota

Ishin të martuar për 53 vite, ndërruan jetë nga coronavirusi – çifti amerikan shtrënguan duart deri në momentet e fundit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:38
Betty dhe Cursti Tarpley

Betty dhe Cursti Tarpley kanë qenë së bashku për shumicën e jetës së tyre. Pas 53 viteve martesë, dyshja ndërruan jetë si pasojë e coronavirusit në një distancë kohore prej një ore në një spital në Teksas.

Betty dhe Curtis kanë qenë në shkollën e njëjtë në Illinois, janë njohur e dashuruar në Kaliforni, ku më vonë u martuan dhe sollën në jetë dy fëmijë.

Pas 53 viteve martesë, dyshja ndërruan jetë si pasojë e coronavirusit në një distancë kohore prej një ore në një spital në Teksas, duke i kaluar momentin e fundit duke ia mbajtur njëri-tjetrit dorën.

Betty ishte pranuar në spital më 9 qershor, kurse Curtis dy ditë më vonë. Që të dy kishin rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Djali i tyre, Tim, 52-vjeç, kishte deklaruar se si babai i tij po e merr veten derisa e ëma vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Betty e kishte thirrur atë dhe motrën e tij për t’ju thënë se është e gatshme “të shkojë”. E Tim këtë fakt assesi nuk dëshironte ta pranonte.

“U nervozova dhe bërtisja kur me tha këtë. Mendoja vetëm për atë se kam ende shumë gjëra për t’i thënë dhe se nuk mund të shkojë”, ka shtuar Tim.

Ai e kishte njoftuar të atin për gjendjen e ëmës duke ia bërë të ditur se sa shumë ajo e do. E pasi i dëgjoi këto fjalë, Curtisit i ra përqindja e oksigjenit.

“Mendoj se babai ka luftuar më shumë për shkak të ëmës, por kur e kuptoi që edhe ajo nuk është mirë, u pajtua me faktin që edhe ai duhet të heqë dorë”, ka shpjeguar i biri i dyshes që nuk mund të ndalte lotët.

“Mendoj se ka qenë vendim i duhur që i bashkuam”, ka deklaruar Blake Tron, infermieri që kujdesej për Curtisin.

Ka qenë e vështirë, por ata arritën t’i vendosin në një dhomë në repartin e kujdesit intensiv.

E kur një infermiere i tha Curstin që Betty është këtu, ai tentoi ta shikojë por ishte në gjendje shumë të rëndë. Arriti t’i hapë sytë, dhe ti lëvizë vetullat.

“E kuptoi që i thamë, e dinte që ajo ishte aty”, ka shpjeguar Tron që më pas dorën e Betty e vendosi mbi atë të Curtisit.

“Sinqerisht mendoj se kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Ata njihnin aq mirë njëri-tjetrin që pa fjalë kanë mundur të komunikojnë”, ka shtuar Tron.

Betty ndërroi jetë pas 20 minutave, kurse Curtis pas 45 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat