Aksident hekurudhor në Pakistan, 19 persona humbin jetën

Bota

Aksident hekurudhor në Pakistan, 19 persona humbin jetën

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Të paktën 19 njerëz e kanë humbur jetën pasi treni është përplasur në një autobus, që kalonte në vendkalimin e pashënuar hekurudhor në afërsi të qytetit Sheikhulura, në provincën pakistaneze Penxhab.

Në aksident janë lënduar dhjetë persona, nga të cilët disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Treni që u përplas në autobus po qarkullonte nga Lahore për në Karaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat