Rrëshqitje dheu në Mianmar, humbin jetën 160 persona – dëshmitarët filmojnë momentet rrëqethëse

Bota

Rrëshqitje dheu në Mianmar, humbin jetën 160 persona – dëshmitarët filmojnë momentet rrëqethëse

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Si rezultat i rrëshqitjes së dheut në Mianmar, kanë humbur jetën të paktën 160 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupa të pajetë, dhe janë duke punuar pa ndërprerë në gjetjen e atyre që po cilësohen se mund t’i kenë mbijetuar “valës të baltës”, që është shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Rrëshqitje të dheut ka pasur Hpakant në veri të vendit, ku edhe njihet për miniera të shumta. E në një katastrofë të tillë që kishte ndodhur në vitin 2015, kishin humbur jetën 116 persona.

Shumë punonjës, emigrantë mundohen ta fitojnë kafshatën e gojës në Hpakant në minierat që gjenden në këtë rajon të Mianmarit.

Video të ndryshme amatore kanë kapur momentin kur vie deri te rrëshqitja e dheut, dhe qytetarë të shumtë që mundoheshin t’i shpëtojnë më të keqes.

Skenat ngjajnë me ato të filmave apokaliptik të Hollywood-it, sepse gjithçka përreth njerëzve lëvizte dhe krijohej një zhurmë e madhe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat