Kim Jong Un shpall fitoren ndaj koronavirusit: Sukses i shndritshëm

Bota

Kim Jong Un shpall fitoren ndaj koronavirusit: Sukses i shndritshëm

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:02
v

Kim Jong Un përshëndeti atë që e quajti  “suksesin i shndritshëm” i vendit të tij në luftën kundër COVID-19. Lideri koreano-verior deklaroi se vendi i vet  “e kishte parandaluar sulmin e virusit malinj duke arritur të ruante njëkohësisht një situatë të qëndrueshme”.

Komentet e tij i përcolli agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA. Koreja e Veriut i mbylli kufijtë përpara disa muajsh kur koronavirusi nisi të përhapet nëpër botë e vuri në izolim me mijëra njerëz. Shtet komunist pretendon se nuk ka raste të të infektuarve, edhe pse ekspertët besojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Sipas Kimit, suksesi në trajtimin e virusit “është arritur nga udhëheqja largpamëse e Komitetit Qendror të Partisë“. Por, sipas KCNA-së, ai gjithashtu paralajmëroi se “lehtësimi i nxituar i masave izoluese do të rezultonte në një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme“.

Koronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 10.9 milionë njerëz në mbarë botën. 521,000 janë viktimat e tij në të gjithë globin, ndërsa të shëruarit, mbi  5.7 milionë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat