Mbi 11 milionë të infektuar me koronavirus në tërë botën-

Bota

Mbi 11 milionë të infektuar me koronavirus në tërë botën-

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:18
Ilustrim

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 11 milionë e 98 mijë, ndërkohë që numri i viktimave ka kapërcyer shifrën prej 525 mijë vetëve. Raportohet për miliona njerëz në karantinë.

Shumë vende të Evropës si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe thonë se piku I pandemisë I kalon të shkuarës, mirëpo agjencia Evropiane për Sëmundje Ngjitëse ka tërhequr vërejtjen se nuk përjashtohet ‘vala e dytë’ dhe conform kësaj edhe rikthimin e karantinës. Shqetësimet po rriten për shkak të drosë se zbutja e msave shtrënguese mund të rikthejë pikun e dytë të infektimit.

Numri i të prekurve nga Covid-19 ka shënuar rritje edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, besohet pikërisht për shkak të zbutjes së masave kufizuese dhe hapjes së kufijve. Në Serbi gjatë 24 orëve të funditjanë regjistruar 11 vdekje dhe mbi 300 të prekur nga sëmundja, në Mal të Zi janë konstatuar edhe 47 raste të reja, në Kroaci 96.

Rritje të numrit të të prekurve ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë e në Slloveni. Kjo e fundit ka ashpërsuar masat e kontrollit në kufijtë e vendit duke vendosur një listë jeshile të shteteve të sigurta në aspektin epidemiologjik. Në të nuk ndodhet, fjala vjen, as kroacia fqinje, por as Franca dhe Çekia. Një listë të ngjashme ka publikuar edhe Qeveria në Londër, ku nuk figuron shumica e vendeve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat