Sulmohet nga peshkaqeni derisa po peshkonte në brigjet e një ishulli, ndërron jetë australiani

Bota

Sulmohet nga peshkaqeni derisa po peshkonte në brigjet e një ishulli, ndërron jetë australiani

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një burrë 36 vjeçar nga Australia vdiq të shtunën pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e ishullit Fraser.

Sipas mediave të huaja, burri po peshkonte në ujërat e Indian Head, kur u kafshua nga një peshkaqen.

Burri me këtë rast pësoi lëndime të rënda në këmbë, kur një mjek dhe një infermiere u përpoqën t’ia shpëtonin jetën atij në plazh.

Bëhet e ditur se sulmi i së shtunës shënoi vdekjen e katërt nga peshkaqenët në Australi këtë vit.

Në muajin prill u raportua për një rast pothuajse të ngjashëm, kjo pasi Zachary Robba, 23 vjeç, vdiq nga sulmi i një peshkaqeni në po të njëjtin ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat