Fluturon 5 metra në ajër/ Iu afrua bizonit më tepër seç duhej, 72-vjeçarja e pëson keq

Bota

Fluturon 5 metra në ajër/ Iu afrua bizonit më tepër seç duhej, 72-vjeçarja e pëson keq

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:51
Foto

Një grua 72-vjeçare është sulmuar nga një bizon në SHBA, e për pasojë ka përfunduar pesë metra në ajër.

Në pamjet e bëra virale, që janë fiksuar nga disa vëzhgues të Parkut Kombëtar Yellowstone në Kaliforni, shihet e moshuara duke u afruar shumë pranë kafshës gjigante. Ndërkohë ky i fundit nuk e priti mirë këtë afrimitet dhe e sulmoi fuqishëm gruan.

Si pasojë e sulmit, e moshuara përfundoi pa ndjenja, por fatmirësisht bizoni nuk i dëmtoi asnjë organ dhe ajo pritet që të rikuperohet brenda një kohe të shkurtër.

“Zonja u afrua shumë. Ajo e provokoi bizonin, pasi dëshiroi të bënte një foto me të dhe u afrua shumë pranë. Por kafsha në këtë moment ndihet e kërcënuar dhe reagon”, u shpreh Jake Larsen një punonjës i parkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat