Eksperti i mafias emëron vendin më të korruptuar në botë

Bota

Eksperti i mafias emëron vendin më të korruptuar në botë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Roberto Saviano ka kaluar më shumë se një dekadë duke ekspozuar marrëveshjet kriminale të mafias italiane.

Sipas tij, Britania është vendi më i korruptuar në botë. Saviano që ka shkruar Gomorrah e ZerroZerroZerro, i ka bërë këto komente. 40 vjeçari po jeton nën mbrojtjen e policisë qysh prej se ka zbuluar detaje për anëtarët e Camorra-s, një degë e fuqishme e mafias.

“Nëse do të ju pyesja për shtetin më të korruptuar në botë, ju mund të më thoni Afganistani, ndoshta Greqia, Nigeria, Jugu i Italisë, por unë do të ju them se është Britania e Madhe”.

Kjo sipas tij është e saktë për faktin se rreth 90% e pronarëve të kapitalit në Londër, shfrytëzojnë sistemin e taksave që vepron në shtete tjera, duke iu shmangur obligimeve që u takojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat