Filipinet regjistrojnë rreth 2 mijë raste me Covid-19 brenda ditës

Bota

Filipinet regjistrojnë rreth 2 mijë raste me Covid-19 brenda ditës

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:47
Filipinet

Ishujt Filipine kanë regjistruar një rekord të ri të të infektuarve me koronavirus brenda 24 orëve.

Rreth 2,434 raste të reja janë regjistruar duke rritur numrin e përgjithshëm në 44,254.

Gjithashtu janë shënuar edhe 7 viktima të reja nga Covid-19 duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në 4,297 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ky numër i madh i të infektuarve ka ardhur si pasojë e kontakteve që janë bërë gjatë lehtësimit të masave.

Javën e kaluar është bërë e ditur se qyteti Cebu do të vazhdoj të qëndroj i izoluar edhe për 2 javë më shumë për shkak të numrit të madh të rasteve që janë paraqitur në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat