Japonia goditet nga vërshimet, dyshohet për rreth 40 viktima

Bota

Japonia goditet nga vërshimet, dyshohet për rreth 40 viktima

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Rreth 40 persona besohet se kanë vdekur nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në ishullin jugperëndimor japonez, Kyushu. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuim në disa zona pasi ka rrezik që më shumë lumenj të dalin nga shtrati.

Deri më tani, nga vërshimet dhe rrëshqitjet e baltës janë konfirmuar 21 viktima. 18 persona të tjerë nuk kanë shfaqur shenja vitale dhe pritet konfirmimi zyrtar për vdekjen e tyre. Për më tepër, 13 njerëz janë zhdukur, bëri të ditur një zyrtar japonez.

“I ofroj ngushëllimet e mia më të thella për ata që kanë vdekur nga shiu i madh”, tha sekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga, duke shtuar se 40,000 pjesëtarë të Forcës për Vetëmbrojtje janë angazhuar në operacionet e shpëtimit.

Ai gjithashtu tha se qendra e evakuimit janë duke punuar për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit përmes shpërndarjes së dezinfektuesve dhe duke kërkuar nga personat e zhvendosur që ta mbajntë distancën fizike nga njëri-tjetri.

Deri të shtunën, rreth 200,000 persona janë urdhëruar të zhvendosen, sipas medieve lokale. Këto vërshime janë fatkeqësia më e madhe natyrore që e ka goditur Japoninë që nga tetori i vitit të kaluar, kur tajfuni “Hagibis” la rreth 90 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat