Ushtria rrezon një avion në Meksikë dyshohet se kishte për qëllim të mbushej me kokainë

Bota

Ushtria rrezon një avion në Meksikë dyshohet se kishte për qëllim të mbushej me kokainë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:16
Rrëzohet një avion në Meksikë

Rrëzohet një avion në Meksikë nga sulmi me helikopter i forcave ushtarake, dyshohet se mjeti fluturues pasi kishte hyrë në territorin Meksikan ishte diktuar nga radarët e ministrisë së mbrojtjes dhe menjeherë është lëshuar urdhri të identifikohet.

Dyshohet se avioni ishte i destinuar të mbushej me drogë dhe të përdorej për trafikim,në shtetin e Quintana Roo është gjetur një kamion me plot 390 kilogramë kokainë.

Avioni i lehtë Haëker i regjistruar XB-RCM bëri një ulje emergjente në rrugën Carrillo-Mérida në Quintana Roo, Yucatan, rreth orës 06:00 me kohën lokale këtë mëngjes.

Sipas informacionit paraprak, gjatë një fluturimi të një helikopteri të Sekretariatit të Mbrojtjes Kombëtare (Sedena) në rrugën Chunhuhub-José María Morelos, afër Ranch “Ocho Venados”, u sulmua me plumba.

Deri tani nuk raportohen për të arrestuar por në ndihmë të marinës u vendosen edhe disa tanke të dislokuar në afërsi të territorit ku avioni ka rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat