Adoleshentja i vë zjarrin një qendre rinore në Sidney – dëmi vlerësohet rreth 1 milion dollarë

Bota

Adoleshentja i vë zjarrin një qendre rinore në Sidney – dëmi vlerësohet rreth 1 milion dollarë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:41
Zjarr në një qendër rinore në Sidney

Një vajzë adoleshente është akuzuar se i ka vënë zjarrin një qendre rinore duke shkaktuar një dëm prej 1 milion dollarësh.

Sipas mediave të huaja, ku zjarrfikësit u thirrën në pronën e djegur në një lagje në Llandilo, Sidney-n Perëndimor, rreth orës 3.30 pasdite të dielën.

Madje, siç thuhet më tej, u deshën rreth 40 minuta që ekipet e shpëtimit për të shuar zjarrin, i cili përfshiu tërë ndërtesën.

Siç bëhet e ditur, kishte katër persona brenda ndërtesës kur zjarri shpërtheu, por ata arritën të shpëtojnë të padëmtuar.

‘Një vajzë 15-vjeçare u arrestua në vendin e ngjarjes në orën 4:00 të pasdites dhe u dërgua në stacionin e Policisë Penrith’, tha policia në një deklaratë.

Ajo është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Fëmijëve.

Oficerët nga Komanda e Zonës së Policisë Nepean krijuan një vend krimi dhe kanë filluar hetimet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat