Numri i të infektuarve në Irak u rrit për 600 për qind, të vdekurit varrosen në grupe

Bota

Numri i të infektuarve në Irak u rrit për 600 për qind, të vdekurit varrosen në grupe

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Në qershor, Iraku regjistroi një rritje prej 600 për qind të infeksioneve me coronavirus.

Në varrezat masive në Irak varrosen 70 deri 80 trupa në ditë, dhe ky numër pritet të rritet më tej pasi struktura shëndetësore e vendit është shkatërruar nga dekada lufte, sanksionet dhe korrupsioni.

Tek Jusuf H. prindërit dhe motra e tij vdiqën nga një infeksion me COVID-19.

“Ata e nënvlerësuan virusin. Ata nuk dinin të mbroheshin. Tani ne jemi të tmerruar dhe 100 për qind të bindur se coronavirusi është një sëmundje serioze”, i tha ai CNN.

Varrosja e të vdekurve nga COVID-19 në varrezat më të mëdha të Irakut bëhet gjatë natës, kur nxehtësia zvogëlohet.

Në funeral nuk marrin pjesë familja dhe lutjet e fundit për të vdekurit i dërgojnë njerëz të panjohur – ushtarë irakianë.

Punëtorët e mjekësisë po paralajmërojnë një shpërthim të coronavirusit në mesin e stafit të spitalit.

“Unë isha me familjen time kur kreu i spitalit më thirri dhe më tha që isha pozitiv për virusin. Ky është momenti kur i jep lamtumirën familjes, fëmijëve, dhe nuk e di nëse do të kthehesh”, tha anestezisti Alla Hussein al-Talaqani.

“Ka pasur një rritje të personave të infektuar në vendin tonë sepse autoritetet nuk kanë marrë masa të vërteta të mbrojtjes dhe për shkak se ata kanë hapur tregjet dhe dyqanet shumë herët”, shtoi ai.

Më shumë se 62,000 raste të infeksioni me coronavirus janë raportuar në Irak deri më tani, dhe të paktën 2.500 njerëz kanë vdekur.

Vetëm 24 orët e fundit, 94 njerëz humbën jetën nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat