Vala e dytë e infektimeve me Covid-19, Australia rikthen izolimin për 6 javë

Bota

Vala e dytë e infektimeve me Covid-19, Australia rikthen izolimin për 6 javë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin.

Sipas një urdhëri të kryemistrit Daniel Andrews, Melbourne dhe një zonë në rajonin e Victorias do të mbyllen sërish.

Sipas urdhërit kjo mbyllje do të zgjasë për gjashtë javë, shkruan BBC. Melbourne është qyteti i dytë më i madh në Australi dhe javët e fundit ka shënuar rritje të numrit të rasvete të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Melbourne janë raportuar 191 raste të reja, rekord ditor për qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat