Lufta e tarifave BE-SHBA: Kërcënim me taksa 100%

Bota

Lufta e tarifave BE-SHBA: Kërcënim me taksa 100%

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:40
Flamuri SHBA dhe BE

Në muajin tetor, një taksë federal prej 25% u vendos në SHBA mbi verërat franceze, gjermane e spanjolle, në mesin e mosmarrëveshjeve mbi shitjet e avionëve europianë.

Disa biznese e panë atë si “ gjunjëzuese për ta”. Por kur goditi koronavirusi, situata u bë vërtet e dëshpëruar. Tani, sipas The Colorado Sun, Përfaqësia e Tregtisë në SHBA po mendon ta rrisë në 100% tarifën e verës duke e shtrirë mbi të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“ Kjo do të ishte gozhda e fundit në arkivol”, thotë Nate Klatt, që i shet restoranteve në Kolorado verë të importuar. Një ditë më parë, BE-ja deklaroi se “ do të veprojë me vendosmëri” nëse SHBA vazhdon me kërcënimet për të vendosur tarifa të reja mbi mallrat evropiane. Kjo është më e fundit e një liste të gjatë përplasjesh me Washingtonin në lidhje me subvencionet që BE i jep prodhuesit të avionëve Airbus. 

Prej më shumë se një dekade, BE dhe SHBA kanë akuzuar njëra tjetrën se po ndërhyjnë në tregjet e tyre të aviacionit me reduktime taksash, grante kërkimore dhe ndihma të tjera. Muajin e shkuar, SHBA kërcënoi me taksa mbi mallra europiane si birra, xhini dhe ulliri, duke e përshkallëzuar më tej mosmarrëveshjen. Sipas komisionerit europian të Tregtisë, Phil Hogan, Washingtoni është ai që ka refuzuar hapat drejt zgjidhjes së këtij sherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat