OBSH thotë se po e monitoron me kujdes rastin e murtajës bubonike në Kinë

Bota

OBSH thotë se po e monitoron me kujdes rastin e murtajës bubonike në Kinë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:03
OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha të martën se po e monitoronte me kujdes rastin e murtajës bubonike në Kinë – një ditë pasi u konfirmua lajmi për të infektuarin në Mongolinë e Brendshme.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar i OBSH-së, pohoi se situata u menaxhua mirë nga Kina dhe incidenti nuk përbën ndonjë rrezik të lartë.

Një bari në rajonin verior të Kinës gjerësisht në Mongolinë e Brendshme u infektua me plagë bubonike, e njohur si “Vdekja e Zezë”.

Image

Murtaja bubonike është njëra nga sëmundjet më shkatërruese në historinë e njerëzimit, pasi ka lënë të vdekur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat