Një fabrikë kineze e fishekzjarrëve është shndërruar në rrënoja pas një seri shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër në qytetin e vogël Guanghan.
Autoritetet lokale pretenduan se gjashtë persona u plagosën në incident, përfshirë dy që u plagosën rëndë. Asnjë vdekje nuk është njoftuar.
Të gjithë të lënduarit ishin duke u trajtuar në spital që nga ora 2 e mëngjesit me kohën lokale, sipas një postimi në mediat sociale nga departamenti i propagandës Guanghan.