​Shërohet pacienti i parë me HIV pa transplant të palcës kurrizore

Bota

​Shërohet pacienti i parë me HIV pa transplant të palcës kurrizore

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar i trajtuar me një përzierje të re ilaçesh mund të jetë i pari që shërohet nga infeksioni HIV, pa pasur nevojë për një transplant të palcës së shtyllës kurrizore.

Rasti i pacientit nga Sao Paulo u analizua edhe në konferencën ndërkombëtare ”AIDS 2020”, ku ekspertët e Universitetit Federal të Sao Paolos thanë se kishin ndaluar trajtimin që në muajin mars të 2019 dhe se virusi nuk ishte rikthyer më.

Pacienti me HIV pozitiv që nga viti 2012, mori pjesë në eksperimentimin e një terapie që synonte ”shpëlarjen” e virusit nga rezervuarët që ai ka në qeliza dhe të cilat e bëjnë atë të kthehet nëse ndalohen trajtimet e zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat