OBSH raporton sërish numër rekord të infektuarish me COVID-19 në rang global

Bota

OBSH raporton sërish numër rekord të infektuarish me COVID-19 në rang global

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar shifër rekord rastesh globale me koronavirus.

Sipas të dhënave të OBSH, në 24 orët e fundit në të gjithë botën janë regjistruar formalisht të paktën 230,370 raste.

Bilanci më i lartë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut, sipas raportit ditor të agjencisë.

Shifra rekord e raportuar më herët nga OBSH u regjistrua më 10 korrik kur u regjistruan 228,102 raste të reja me Covid-19 globalisht.

Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve në të gjithë botën po i afrohet 13 milionit këtë të diel, teksa sipas të dhënave të pasqyruara në worlodometer, 12,935,527 persona janë konfirmuar për koronavirusin në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat