18 shtete i dalin në mbrojtje OBSH dhe kritikojnë tërheqjen e SHBA-së

Bota

18 shtete i dalin në mbrojtje OBSH dhe kritikojnë tërheqjen e SHBA-së

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:15
OBSH

Tetëmbëdhjetë vende nga Europa, Amerika Latine dhe Karaibet organizuan një video konferencë dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët më 10 korrik, ku theksuan mbështetjen e fortë për Kombet e Bashkuara, veçanërisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë OBSH dhe kritikuan tërheqjen e Shteteve të Bashkuara prej saj.

Takimi ishte nismë e Bashkimit Europian, Francës dhe Spanjës. Vendet e BE si Gjermania, Kroacia, Spanja, Franca, Italia, Holanda, Portugalia, Sllovenia dhe Suedia morën pjesë në takim, ndërsa shtetet e Amerikës Latine si Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Meksiko, Peruja dhe Domenika ofruan po ashtu mbështetjen e tyre.

Tetëmbëdhjetë vendet deklaruan se besojnë se OBSH luan një rol kyç në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19. Bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësore në përgjigjen ndaj pandemisë. Vendet mbështetën bashkarisht OBSH në vazhdimin e veprimeve të koordinuara, për të kryer një vlerësim bashkëkohor, të drejtë dhe të pavarur të situatës, ndërsa theksuan edhe eksperiencën e komunitetit ndërkombëtar në përgjigjet ndaj pandemisë.

Të hënën më 13 korrik, rastet botërore i kaluan 13 milionë dhe mbi 571 mijë persona humbën jetën prej coronavirusit. Aktualisht mbi 7 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19.

Shtetet më të prekura në shkallë globale mbeten SHBA, Brazili, India dhe Rusia.

Në Europë, Rusia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kanë numrin më të madh të të infektuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat