12 shtetet që nuk janë prekur fare me Coronavirus

Bota

12 shtetet që nuk janë prekur fare me Coronavirus

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Ka disa shtete në të cilat koronavirusi nuk ka arritur të depërtojë ende që prej fillimit të pandemisë.

Sipas statistikave, thuhet se rreth 188 shtete kanë raportuar që kanë raste me CoViD-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga CoViD-19 ka kaluar shifrën 560 mijë.

Por duhet theksuar se ekzistojnë 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus.

Ato janë, Kiribati, Korea e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, dhe Shtetet e Mikronesias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat