Kriza ekonomike gjatë pandemisë, 83 milionerë kërkojnë rritje të taksave për më të pasurit

Bota

Kriza ekonomike gjatë pandemisë, 83 milionerë kërkojnë rritje të taksave për më të pasurit

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:34
Foto Ilustrim

Një grup milionerësh kërkojnë rritje të “përhershme dhe të menjëhershme” të taksave për shkak të krizës me koronavirusin.

Një grup prej 83 milionerësh, në një letër të hapur drejtuar qeverive kombëtare, kërkuan sot vendosjen e taksave “të menjëhershme” dhe “përhershme” më të larta për më të pasurit, me qëllim që të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomive pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Përderisa Kovid-19 po e godet botën, milionerët si ne po luajnë një rol kryesor në shërimin e botës”, theksohet në letrën e grupit që quhet “Milionerët për njerëzimin”, ndërsa të në cilin, midis tjerash është edhe themeluesi i kompanisë për prodhim të akulloreve “Ben end Ceris” Xheri Grinfild dhe regjisorin britanik Riçard Kertis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat