Kreu i OBSH-së paralajmëron: Situata e pandemisë do të përkeqësohet secilën herë e më shumë - Bota Sot
Kreu i OBSH-së paralajmëron: Situata e pandemisë do të përkeqësohet secilën herë e më shumë

Bota

Kreu i OBSH-së paralajmëron: Situata e pandemisë do të përkeqësohet secilën herë e më shumë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:02
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Situata e pandemisë së coronavirusit do të përkeqësohet nëse njerëzit nuk i zbatojnë masat paraprake, për t’u mbrojtur nga virusi, paralajmëron OBSH.

“Shumica e vende po ecin në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku numër një në botë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Nëse rregullat elementare nuk zbatohen, atëherë pandemia do të përkeqësohet secilën herë e më shumë”, u shpreh ai.

“Nuk do të ketë kthim në normalitet, nëse situata vazhdon kështu në të ardhmen. Ka ende shumë gjëra për të cilat ne duhet të shqetësohemi”, potencoi Ghebreyesus.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit në të gjithë globin u rrit në gati 13 milionë, ndërsa 569 mijë persona kanë ndërruar jetë.

SHBA, vendi më i prekur në botë, tani ka gjithsej më shumë se 3.3 milionë raste dhe 135,000 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat