Një studim thotë se gati një në katër banorët e kryeqytetit të Indisë është prekur nga coronavirusi

Bota

Një studim thotë se gati një në katër banorët e kryeqytetit të Indisë është prekur nga coronavirusi

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Gati një në katër banorë në kryeqytetin e Indisë, Delhi, është ekspozuar ndaj infeksionit të coronavirusit, sugjerojnë testet e antitrupave në një kampion të rastësishëm të njerëzve.

Sipas BBC, sondazhi qeveritar tha se 23,48% e 21,387 personave, mostrat e gjakut të të cilëve u testuan kishin antitrupa për COVID-19.

Siç thuhet më tej, sondazhi sugjeron që infeksionet në qytet janë shumë më të përhapura nga sa tregon numri i rasteve të konfirmuara.

Ndryshe, Delhi deri më tani ka regjistruar 123,747 raste, ekuivalente me më pak se 1% të popullsisë së saj prej 19.8 milionë.

Në 23,44%, numri i infeksioneve do të ishte 4,65 milionë në një qytet me madhësi të tillë.

Një njoftim për shtyp i qeverisë thotë se ndryshimi tregon se “një numër i madh i personave të infektuar mbesin asimptomatikë”.

Madje thuhet se shifra prej 23,48% mund të jetë shumë e ulët sepse Delhi ka zona të popullsisë së dendur.

Por shton se “një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është akoma e prekshme” dhe të gjitha masat e sigurisë duhet të ndiqen rreptësisht.

Ekspertët thonë se studimi, i pari i këtij lloji në Indi, është thelbësor sepse do të ndihmojë autoritetet të kuptojnë më mirë përhapjen e virusit.

Ai do t’i udhëzojë ata drejt shpërndarjes më të mirë të objekteve të testimit dhe gjithashtu të ndihmojë në hartimin e politikave të kufizimit specifik për zonën.

Delhi ka qenë një nga qytetet më të goditur në Indi dhe pa një mungesë kronike të shtretërve spitalorë në dy javët e para të qershorit.

Por, infrastruktura spitalore është përmirësuar që nga ajo kohë dhe numri i rasteve ditore gjithashtu ka rënë.

Kryeqyteti ka regjistruar 1.200 deri 1.600 raste të reja në ditë në dy javët e kaluara – rreth gjysma e numrit të tij ditor në javën e fundit të qershorit. Dhe të hënën, qyteti regjistroi vetëm 954 raste.

Siç thuhet më tej, rënia e mprehtë e numrit të rasteve mund t’i atribuohet testimit të rritur, gjurmimit, mbajtjes dhe izolimit, duke shtuar se qyteti gjithashtu ka regjistruar një rënie të numrit të viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat