Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 9 ushtarë kolumbianë – ishin nisur në aksion kundër guerilëve të FARC-ut

Bota

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 9 ushtarë kolumbianë – ishin nisur në aksion kundër guerilëve të FARC-ut

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 09:25
Foto

Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak të tipit UH-60 në Kolumbi, kanë humbur jetën të paktën nëntë ushtarë, anëtarë të një njësie që ishte nisur në luftë kundër guerilëve të FARC-ut në provincën Guavijar, shkruan Reuters.

Hetuesit ushtarak po analizojnë rrethanat e këtij incidenti, që ka ndodhur në një zonë të pabanuar në xhunglën e Guavijarit.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duke, ka deklaruar se ekipet ushtarake të shpëtimit kanë gjetur nëntë trupat e ushtarëve që humbën jetën.

“Moment i vështirë. Kujtojmë heronjtë tanë siç janë policët dhe ushtarët që na ruajnë dhe mbrojnë”, ka shtuar presidenti kolumbian.

Në anën tjetër pjesëtarët e organizatës FARC kanë një rrjet të fortë në provincën Guavijar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat