Rumania një nga vatrat kryesore evropiane të Covid-19

Bota

Rumania një nga vatrat kryesore evropiane të Covid-19

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Në Rumani, në vendin ballkanik të Bashkimit Europian, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 284 raste të tjera të Covid-19, një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 43 678, ndërkohë që vdekjet në 2 165.

Këta numra e bënë ministrin italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza që ta fuste Rumaninë në listën e vendeve nga të cilët ata që mbërrijnë në Itali do të detyrohen të futen në një karantinë 14-ditore.

Ndërkohë, edhe zëvendësministri grek për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias deklaroi sot se të gjithë pasagjerët, të cilët mbërrijnë në Greqi nga Bullgaria dhe Rumania në rrugë ajrore duhet të provojnë zyrtarisht se kanë kryer një test për Covid-19 dhe se kanë rezultuar negativ, raporton ATSh.

”Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e martë dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 4 gusht”, tha ministri.

”Kohë gjatë së cilës pasagjerët duhet të tregojnë një rezultat negativ për kontrollin molekular (PCR), i marrë deri në 72 orë para ardhjes së tyre në Greqi”, theksoi ai.

”Format e Identifikimit të Pasagjerëve (PLF) gjithashtu duhet të dorëzohen të paktën 24 orë para mbërritjes në Greqi”, tha Hardalias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat